Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, ku këtë vit Bashkia e Lezhës do zhvillojë aktivitet më 22 Maj në Prishtinë, me qëllim promovimin e zonave turistike, kulinarisë dhe atraksionet e tjera të turizmit kulturor, si një shenjë falenderimi për shqiptarët e Kosovës.

Distanca e afërt më Shëngjinin, pastërtia, por edhe siguria mbeten disa nga arsyet që ende vizitohet kjo vijë bregdetare në çdo stinë të vitit.

Por pushuesit nga ana tjetër janë disi skeptikë sa i takon çmimeve të larta dhe mungesës së shërbimeve gjatë kësaj periudhe.

Dritan Kondakçiu, turoperator thotë se prenotimet janë nga vendet europiane, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.

Sipas të dhënave përgjatë vitit të kaluar Lezha u vizitua nga 1.3 milionë turistë, ndërsa këtë vit pritet t’i kapërcejë këto shifra.

Tv Klan