pistoleteNjë ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Lezhë. Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi kushëriri i tij e qëlloi me pistoletë në kokë.

Burime nga policia thonë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Emri i të riut mësohet së është Kristian Prendi, banues në fshatin Merçi të Lezhës. Ai u dërgua menjëherë për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen  e 19-vjeçarit ndërsa ka shoqëruar për në Komisariat kushëririn e tij, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Redaksia/e.k