Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Policia e Lezhës, ka kapur dy persona për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  të shpallur në kërkim brenda ditës nga Policia e Shkodrës.

Ditën e djeshme, rreth orës 22.30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe masave operacionale , në fshatin Rrile,  u bë e mundur kapja e shtetasve të shpallur në kërkim:  Fran  Frroku, 49 vjeç,  banues në  Lezhë  dhe Zef  Gjergji, 56 vjeç,  banues në Lezhë

Këta dy persona janë  shpallur në kërkim  nga Komisariati i Policisë Pukë, ditën e djeshme, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./tvklan.al