Liga e Kombeve, kuqezinjtë nën presion

Shqipëria ka bërë ndeshje të mira, pasi ka humbur. Presioni duket se shërben pozitivisht tek kuqezinjtë. Këtë e ndjejnë edhe lojtarët që indirekt pranojnë se kundërshtarët më të dobët në letër i marrin lehtë.

“Më mirë të kesh presion sesa jo. Më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë. Tani kemi Kazakistanin, pastaj të merremi me Lituaninë. Është situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për klubet dhe kombëtaret. Duhet t’i respektojmë rregullat. Kur vendos FIFA dhe UEFA, nuk mund të ndërhyjmë”, tha Gjimshiti.

Humbja në shtëpi me Lituaninë nuk është harruar dhe për futbollistët duket se ka shërbyer si mësim.

“Skemat i kam pranuar. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë. Grupi të funksionojë mirë. Ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin. Atë me Lituaninë po e vuajmë akoma, besoj dhe lojtarët e tjerë. Të fitojmë tani dhe të mendojmë për Lituaninë”.

Ndeshjet e radhës në grupin 4 të ligës C do të bëjnë diferencën pasi të gjitha skuadrat janë me pikë të barabarta.

Tv Klan