gjykata-kushtetuese11

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 4 të ligjit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjykata njoftoi se ka shqyrtuar pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe ato të palës së paditur, në këtë rast Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Me një ligj të veçantë, mazhoranca i hoqi Presidentit të drejtën e propozimit të Kryetarit të ILDKP-së dhe këtë kopetencë ia ka kaloi Kuvendit.

Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se është shkelur Kushtetuta në ndarjen e pushteteve dhe se ishin cënuar kopetencat e Presidentit të vendit, por Gjykata e rrëzoi këtë pretendim.

Tv Klan