Qeveria i ka thënë “jo” kërkesës së opozitës dhe shoqërisë civile,për mbajtjen e referendumit për importin e mbetjeve.

Nga Korça, Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, artikuloi qëndrimin e qeverisë për të mos lejuar mbajtjen e referendumit, pavarësisht reagimit të faktorit politik dhe qytetarëve.

“Ne e kemi ndaluar importin e mbetjeve, nuk ka dhe nuk do të ketë ligj që lejon importin e tyre dhe për këtë shkak, nuk ka arsye për të mbajtur referendum,”

u shpreh Peleshi.

Për Zv/Kryeministrin Peleshi, importi i mbetjeve si lëndë e parë dhe importi i plehrave sipas ligjit të vjetër, që parashikonte djegien dhe groposjen e tyre janë dy realitete krejtësisht të ndryshme./tvklan.al