Aktorja amerikane Lindsay Lohan është fotografuar rrugëve të Milanos duke qarë.

28 – vjeçarja ndodhej jashtë një restoranti ku do të takonte për darkë disa miq, por një debat me njërin prej tyre bëri që Lohan të shpërthente në lot.

Siç raporton britanikja “Dailymail”, aktorja u pa duke debatuar me një prej miqve të saj, ndërsa pak minuta më vonë një tjetër u përpoq që ta ngushëllonte atë.

Nuk dihet se cila mund të ketë qenë arsyeja që e bëri yllin e filmin “Mean Girls” të shpërthente në lot, megjithatë pak orë më vonë ajo postoi një selfie në Instagram, duke ndarë me fansat veshjen e saj, si për të treguar se nuk kishte ndodhur asgjë serioze. /tvklan.al