Barazim në sfidën Manchester City – Arsenal

Liverpuli fitoi me përmmbysje 2 – 1 sfidën me Brajtonin të dielën në Anfilld Roud. Fillimisht shënuan miqtë në nisje të takimit. Më pas, Diaz barazoi rezultatin në minutën e 27′.

Salah e kaloi në avantazh Liverpulin në të 65′, duke vendosur fitoren që e mban në krye të Premier Ligës.

Sfida më e rëndësishme e javës së 30 të kampionatit anglez mes Mançester Sitit dhe Arsenalit u mbyll pa gola. Gjithsesi të dy ekipet janë në garë për titullin.

Tv Klan