Me përfundimin e Premier League, Gareth Southgate ka një detyrë të madhe për të përcaktuar lojtarët që do të grumbullojë për finalet e Europianit.

Tekniku i kombëtares angleze tashmë duhet të zvogëlojë listën që përbëhet nga lojtarë jashtëzakonisht të talentuar për të formuar grupin prej 26 futbollistësh.

Në portë, numri 1 i Anglisë është Jordan Pickford, por kanë mundësitë e tyre edhe disa të tjerë Jack Butland, James Trafford, Nick Pope, Aaron Ramsdale dhe Dean Henderson.

Dëmtimet po dominojnë përzgjedhjet e Southgate në mbrojtje. Reece James sapo është rikthyer te Chelsea, por Luke Shaë dhe Harry Maguire ende nuk kanë bërë rikthimin e tyre për Manchester United.

Mesfusha duket reparti më i dobët por mund të ketë edhe surpriza si Kobbie Mainoo dhe Adam Ëharton të cilët janë dy opsione të mira si lojtarë të së ardhmes.

Dilemat e trajnerit të Anglisë janë po aq të spikatura në sulm. Cole Palmer i Chelsea është mjaft i suksesshëm, por me paraqitjet e tyre pretendojnë ftesën e kombëtares edhe Anthony Gordon, Jarrod Boëen, Eberechi Eze dhe Ollie Ëatkins. Kjo vendos nën presion të fortët si Marcus Rashford dhe Jack Grealish.

Southgate do të shpallë listën këtë të martë por ajo nuk do të jetë përfundimtare. Trajneri do të vendosë pasi t’i ketë grumbulluar lojtarët se kush do të jetë më në formë për finalet. Përcaktuese do të jenë miqësoret kundër Bosnje-Hercegovinës dhe Islandës.

Tv Klan