Gianni De Biasi grumbulloi për ndeshjet me Italinë dhe me Bosnjen 4 lojtarë nga Superliga. Të zakonshmit Alban Hoxha dhe Orges Sheshi, kthimi i Liridon Latifit dhe risia Albi Alla. Ky i fundit është pjesë e Kukësit që kryeson kampionatin. Trajneri i këtij ekipi vlerëson interesin që po shfaqet për lojtarët e Superligës.

Ernest Gjoka (Trajner i Kukësit)

E mirë do të ishte që lojtarët e Superligës të bënin teste herë pas here që të shikonim se ku jemi. Ne si Kukës jemi të lumtur që Albi Alla, por do të ishim akoma më të lumtur pot ë ishte edhe Enea Koliqi

.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja mendon se duhet edhe që rritet akoma më shumë niveli i ekipeve të Superligës që të kthehen më të rëndësishëm për skuadrën përfaqësuese.

Armando Cungu që drejton Vllazninë, ekip që ka patur vazhdimisht lojtarë në Kombëtare mendon se mund të gjenden edhe të tjerë elementë të prespektivës.

Armando Cungu (Trajner i Vllaznisë)

Në Superligë ka lojtarë cilësorë që ndoshta mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

Vetë Gianni De Biasi kur shpalli listën e lojtarëve tha se ekipet e Superligës vëzhgohen prej tij ose bashkëpunëtorëve në mënyrë të vazhdueshme.

Tv Klan