VasiliDy ditë pasi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi konsensus mes Presidentit Nishani dhe Kryeministrit Rama për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore, një tjetër thirrje erdhi nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Petrit Vasili – Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së:Thelbi i gjithë konceptimit tonë për çështjen është një dialog sa më intensiv ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe pse jo një ushtrim i tillë dialogu të eci edhe për çështje të tjera të cilat janë në proces.”

Një tjetër apel Vasili e bëri edhe në adresë të opozitës, ndaj së cilës përsëriti ftesën për të ndërprerë bojkotin parlamentar dhe të zërë vendin që i takon në sallën e kuvendit.

Tv Klan