Edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga historia që, pasi u bë publike, tronditi futbollin italian dhe që mori emrin Calciopoli, Luciano Moggi nuk u dorëzua kurrë. I ndoqi të gjitha shkallët e drejtësisë italiane por tashmë pas vendimit të fundit, duhet të heqë dorë nga të qënit pjesë e botës së futbollit.

Sipas asaj që raporton Correiere Della Sera, ka mbërritur vendi i shkallës së fundit, i cili në fakt lë në fuqi atë të mëparshim për përjashtim të përjetshëm të Moggit nga futbolli. Ndalim pjesëmarjjeje të përhershëm nda çdo kategori të futbollit italian. Kjo është ajo që u lexua në sentencën e një dite më parë nga ana e seksionit të 5 të këshillit të shtetit, të cilit vetë Moggi iu drejtua duke kërkuar drejtësi përtej institucioneve sportive. Kjo shkallë e drejtësisë italiane la në fuqi vendimin e gjykatës së federatës italiane të futbollit, i marrë me 11 maj të 2012. Drejtësia e shtetit nuk e gjykoi cështjen për moskompetencë.

Ish-drejtori teknik i Juventusit, Lucciano Moggi u konsiderua si personi që kishte ngritur sistemin e trukimit të ndeshjeve të Serie A dhe jo vetëm duke korruptuar arbitrat e futbollit.

Tv Klan