Një 65-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e mielomës rrëfen se lufta e saj ndaj sëmundjes ka nisur me një biletë në supermarket.

“Lufta ime kundër mielomës filloi në një mënyrë shumë të veçantë, me një shënim në kasën e një supermarketi. Kjo është e vërtetë. Sot jam 65 vjeç, por lufta ime filloi rreth 15 vjet më parë”

– thotë ajo.

Pasi mjeku e diagnostikoi me këtë lloji kanceri, ajo thotë se nuk kishte shumë informacione lidhur me sëmundjen e saj. Kështu që është përpjekur që të kuptojë më shumë rreth saj.

Gjëja më e vështirë të cilën ka kaluar ka qenë zemërimi i vajzës së saj e cila nuk donte ta pranonte sëmundjen.

Por si e kanë ndihmuar shënimet në supermarket?

Pavarësisht, trajtimeve dhe kimioterapive ajo pohon se shënimet e lëna në supermaket kanë qenë një forcë shumë e madhe për të. Duke qenë se ajo nuk dinte shumë rreth sëmundjes së saj, kërkoi që të njihte njerëz të cilët vuanin nga e njëjta sëmundje në mënyrë që të bisedonte me ta.

“Në një farë mënyre kjo më ka shpëtuar mua, ndoshta më shumë se medikamentet”

– thotë ajo.

“Një mëngjes kur unë shkova për të bërë pazar në një supermarket, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte të lija atje një shënim: Unë kam milanoma, kam nevojë për të folur dhe për tu përballur me këtë. Nëse dikush ka të njëjtën sëmundje me mua ose njeh të tjerë që janë të prekur nga kjo sëmundje, ju lutem më kontaktoni, Bibi”

.

Ajo thotë se vetëm pas disa ditësh dy persona e kanë telefonuar dhe janë takuar për të biseduar.

“Kjo ishte si të jesh mes miqsh të vjetër. Duke ndarë atë që po përjetoja befas u ndjeva më e fortë”

– thotë ajo.

Nisur nga kjo ekperiencë personale, ajo tashmë koordinon edhe shoqatën daneze për mielomën e shumëfishtë.

“Ajo që ka më shumë nevojë një i sëmurë është që të mos ndihet i vetmuar  dhe ne ja kemi arritur të krijojmë një rrjet të gjerë dhe ta sfidojmë më së miri këtë sëmundje”,

thotë ajo./tvklan.al