Edhe pse në Gjirokastër nuk janë ndjerë, tashmë drejtuesit e klubit pretendojnë se në të paktën 9 raste ekipi është penalizuar drejtpërdrejt tek rezultatet nga vendimet e arbitrave.

Grigor Tavo President i Luftëtarit

“Janë 9 raste direkt në rezultat vend për dyshim”.

Pika që derdhi gotën ishte penalltia në favor të Famurtarit. Traineri Milinkovic paraqiti dorëheqjen tek presidenti, por Tavo thotë se po përpiqet ta kthejë teknikun serb.

“Kam që nga ora 6 e mëngjesit që diskutoj do flas dhe me lojtarët kemi shpresë”.

Një natë më parë kërcënoi se po të tërhiqte ekipin nga gara e Superligës dhe vazhdon t’i qëndrojë atij mendimi.

 “Po nesë ndëshkohemi aty shkojmë prapë”.

Deri pak javë më parë, drejtuesit e Luftëtarit kërkonin mbijetesën në Superligë por në fakt, pretendimet e tyre të reflektuara në lojë, treguan se gjirokastritët kërkonin shkallët më të larta të renditjes.

Tv Klan