Uruguajani realizon dopietë pa ndihmën e Messi, 6 gola në 7 ndeshje

Kalimi në Mexhor Ligë Soker ka rilindur Luis Suarez. Sulmuesi bëhet gjithnjë e më vendimtar për Inter Majemi, që në fitoren ndaj 3-1 në fushën e DC United (di si Junajtid) bëri të harrohet Lionel Messi i dëmtuar.

Edhe pse i mbërritur nga stoli në minutën e 62-të, uruguajani shënoi dy gola për të kompletuar përmbysjen dhe dhënë fitoren skuadrës nga Florida.

Gola të realizuar në harkun e 13 minutave, ku fillimisht shënoi në mënyrë tepër të thjeshtë në zonën e vogël. Më pas, Suarez përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit kundërshtarë për të arritur të vulosur fitoren.

Një formë e mirë nga ana e uruguajanit, që në 7 ndeshjet e para me ekipin amerikan ka realizuar 6 herë dhe dhuruar 5 asistime. Suarez është golashënuesi më i mirë i kampionatit, ndërsa Inter Majemi kryeson konferencën e lindjes me 10 pikë pas 5 takimeve.

Klan News