Shënon 50 gola në 70 ndeshje me Inter

Romelu Lukaku hyn në historinë e Inter. Sulmuesi belg realizoi një nga golat në fitoren 6 – 2 të zikaltërve me Crotone, por më e rëndësishme është vendosja e një rekordi.

Lukaku ka arritur kuotën e 50 golave në futbollin italian me Inter në 70 takime, duke kaluar brazilianin Ronaldo. Fenomeni i cili u aktivizua me skuadrën nga Milano nga 1997 deri në 2002, por 50 golat e parë i realizoi në 77 ndeshje.

Romelu Lukaku vetëm në këtë sezon të Serie A ka shënuar 12 gola dhe përpara në këtë garë ka Cristiano Ronaldo i cili është në kuotën 14. Lukaku është në sezonin e dytë me Inter, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në 30 Qershor të 2024.

Tv Klan