Super ndeshja e kampionatit spanjoll, e cilësuar si El Clasiko, mes Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultatin 3 me 2.

Ndonëse katalanasit kaluan dy herë në avantazh, madrilenët arritën të mposhtin rivalët e përjetshëm.

Goli i fitores u realizua nga i përhershmi Bellingham.

Kur kanë mbetur gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit, Reali i vendit të parë shkëputet 11 pikë larg Barcelonës së vendit të dytë.

Tv Klan