protesteYlli Stambolliu, Kryetari i Komunës Gradishtë në Lushnje akuzohet nga banorët, pasi përgjatë këtyre 8 viteve nuk ka kryer investime cilësore, ka abuzuar me tenderat, si dhe ka dhënë me koncsesion godinat shtetërore pa miratimin e Këshillit të Komuës.

Banorët e 9- fshatrave të Komunës Gradishtë kanë protestuar përpara Komunës për të kërkuar drejtësi. Janë mbi 250 persona të cilët kërkojnë transparencën e fondeve për investimet e kryera nga Kreu i Komunës.

Veç kësaj protestuesit kanë firmosur një peticion ku i drejtohen Kryeministrit të vendit, si dhe kërkojnë ardhjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të bërë verifikime të mëtejshme. Banorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në momentin që qeveria do të nisë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

tvklan.al