Kjo mace e zezë mund të cilësohet si me shumë fat.

puss-puss-cat

Ajo i ka mbijetuar një sulmi me 30 të shtëna, duke bërë një rikuperim të jashtëzakonshëm, që i ka befasuar veterinerët.

Puss-Puss, një mace 3-vjeçare që kishte ikur nga një prej shtëpitë e zonës, është gjetur e mbuluar nga gjaku, në anë të rrugës në Ardleigh, Essex në Britani.

Pas një grafie veterinerët zbuluan në trupin e saj, rreth 30 saçme të qëlluara nga një shotgun.

“U shokuam kur pamë aq shumë saçme në trupin dhe kokën e saj. Një ndër to ishte në putër, që e krijonte vështirësi të ecte dhe një tjetër në mes të syve. U detyruam që të ndërhymë, në një nga sytë e saj”, kanë thënë veterinerët që e kanë kuruar.

Duke shpjeguar gjendjen e sa atakanë shtuar se, “2 saçme ishin shumë pranë shtyllës kurrizore dhe ishte një mrekulli që ajo kishte mbijetuar”.

Pronari dhe personeli mjekësor janë befasuar nga fakti, se si një qenie njerëzore mund t’i kishte shkaktuar diçka të tillë, një kafshe të pafajshme./tvklan.al