Spanja aktivizon nenin 155 të Kushtetutës, duke i dhënë të drejtën qeverisë të vendosë drejtëpërdrejtë në Katalonjë. Por kryeministri spanjoll Mariano Rahoi sqaroi se ky vendim nuk shkrin parlamentin dhe nuk ia heq autonominë rajonit.

“Qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të aktivizonte nenin 155. Veprimet e autoriteteve katalanase ishin kundër ligjit dhe provokonin trazira. Kjo masë nuk pezullon autonomine e Katalonjës, por pezullon personat që detyruan Katalonjën të shkelë ligjin. Kryeministri merr kompetencat e presidentit Puigdemont për të thirrur zgjedhje të reja”.

Masa ndalon gjithashtu që parlamenti katalanas të zgjedhë pasardhësin e presidentit Puigdemont. Ndonëse parlamenti do të jetë funksional, por Madridi do të ketë të drejtë vetoje për çdo vendim parlamentar brenda 30 ditëve.

Partia e presidentit Puigdemnont e ka quajtur një grusht shteti vendimin e qeverisë spanjolle.

Vendimi për të pezulluar kompetencat e autoriteteve katalanase vjen pas skadimit të ultimatumit për t’u shprehur për shpalljen e pavarësisë së shpallur në parlament, e të pezulluar nga vetë Puigdemont për t’i hapur rrugë dialogut.

Tv Klan