Majlinda Kelmendi rimori titullin Europian në xhudo, për peshën deri 52 kilogramë, në kampionatin që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Sportistja nga Kosova, e cila mungoi vitin e kaluar për shkak të një dëmtimi, mundi në finale francezen Priscilla Gneto, fituese e medaljes së bronxit në Londër 2012.

Kelmendi e mbylli sfidën para kohe, me një ndërhyrje të befasishme, që vendosi suksesin e saj.

Synimi i Majlindja Kelmendit, që në Rio 2016 do të përfaqësojë Kosovën është medalja e artë në sportin e xhudos.

Tv Klan