makarona

Përbërësit:

gjysmë kokrre qepë

2 thelbinj hudhër

100 g domate të vogla

12 g borzilok

15 g majdanoz

150 makarona (spaghetti)

kripë

piper

pak spec djegës

2 lugë çaji vaj ulliri

600 ml ujë të ftohtë

djathë parmixhano të grirë

Përgatitja:

Presim hollë qepën, domatet, borzilokun e majdanozin dhe i vendosim në një tigan të thellë. Shtojmë makaronat, kripë dhe piper sipas dëshirës, pak spec djegës, vajin e ullirit dhe më pas ujin.

I ziejmë për rreth 2 minuta me zjarr të lartë duke i përzier dhe kur makaronat të jenë zbutur mjaftueshëm dhe të jenë zhytur në ujë, i mbulojmë me kapak dhe e ulim zjarrin, duke i lënë që të ziejnë ngadalë.

I heqim makaronat nga zjarri kur të kenë pirë ujin dhe të ketë ngelur një lëng i trashë si salcë.

Vendosim makaronat në pjatën që do t’i servirim, lart i shtojmë një gjethe borzilok për zbukurim dhe djathë parmixhano të grirë sipas dëshirës. /tvklan.al