Pogradec- Dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi A.T, rreth 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 009 EG, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit sëbashku me një person tjetër me iniciale  Z.K, rreth 60 vjeç, pasagjer në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./tvklan.al