Një 50-vjeçar ka humbur jetën sot në rrugën Elbasan-Peqin teksa po udhëtonte me motorcikletën e tij, kur u përplas nga një automjet.

Media lokale raportoi se Kujtim Rrasa, banues në Lushnje, humbi jetën pasi u përplas nga automjeti me targa AA 553 LE, drejtuar nga 40-vjeçari  D.G,  banues në Fier.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat./tvklan.al