Një 67 – vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një automjet, në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit”, në Korçë.

Sipas policisë, 33 – vjeçari E.Ç.  udhëtonte një “Ford Fokus” me targa BP 377 EG, kur aksidentoi burrin e identifikuar vetëm me iniciale M.K.

Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./tvklan.al