Një shofer 33-vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi përplasi për vdekje një këmbësor. Ngjarja ndodhi rreth 03:00 të së premtes në hyrje të Vorës. Sipas policisë, viktima është një endacak, ende i pa identifikuar.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al