MalaaSistemi i komunikimit të avionit “Malaysia Airlines”, i zhdukur një javë më parë me 239 persona në bord, u çaktivizua me qëllim.

Kështu u shpreh kryeministri i Malajzisë Naxhib Razak në një konferencë për shtyp. Ai iu referua edhe pamjeve satelitore dhe radarëve.

Sipas tij, evidencat tregojnë se avioni ka ndryshuar drejtim dhe mendohet të ketë udhëtuar për 7 orë të tjera, pas çaktivizimit të sistemit të komunikimit.

Razak tha se dy janë korridoret ajrore ku mund të ketë kaluar avioni:

-nga kufiri me Kazakistanin dhe Turkmenistanin deri në veri të Tajlandës dhe

-nga jugu i Indonezisë, në jug të oqeanit paqësor.

Në këto zona do të vijojnë gjurmimet për gjetjen e avionit.