Në krah të avokatëve mbrojtës të të atit dhe bashkëshortit të saj, Argita Mallezi, akuzoi SPAK-un se po përdor një strategji të mirëmenduar me qëllim humbjen e mandatit të deputetit për ish-Kryeministrin Sali Berisha. Qëllimi sipas saj është goditja e opozitës nga ana e Kryeministrit në prag të vitit elektoral, duke përdorur politikisht këtë strukturë.

“Kjo është një strategji e mirëmenduar në mënyrë kriminale nga SPAK dhe synon humbjen e mandatit të Sali Berishës në parlament dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral.”

Ajo paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën e Strasburgut, teksa i cilësoi politike masat e dhëna nga SPAK-u.

“Patjetër do i drejtohemi Strasburgut, aplikimi është i plotë kur dorëzohet vendimi i zbardhur i gjykatës. Do përgatisim aplikimin shumë shpejt.”

Në kushtet kur Sali Berisha qëndron që prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar i mbyllur në shtëpi, sa është në ambiciet e saj marrja në dorë e frenave të drejtimit të artisë Demokratike?

“Politika nuk është në planet e mia të ardhshme, kontributi mund të jetë duke mbështetur edhe kauza jo politike apo politike.”

Sipas Malltezit, hetimet e SPAK-ut ndaj liderit historik të demokratëve dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi nuk kanë zgjatur 6 muaj, por 4 vite dhe se ato janë bërë pa asnjë provë apo argument ligjor.

Tv Klan