Masa e sigurisë arrest shtëpie ndaj Sali Berishës ka si qëllim djegien e mandatit të deputetit, thotë Argita Malltezi në një komunikim me mediat ku të të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ligjore të ish-kryeministrit.

Vazja e ish-kryeministrit theksoi se duke mbajtur Berishën nën masa sigurie, synohet të goditet opozita para zgjedhjeve të vitit 2025.

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha: Hetimi nuk ka gjashtë muaj, por ka katër vite që ka nisur. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe e zbatuar në mënyrë kriminale nga SPAK dhe synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në Parlament dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral.

Argita Malltezi tha se SPAK është në kontroll të plotë nga kryeministri Edi Rama.

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha: Të vetmit persona që në dosje janë provuar se kanë kryer vepër penale janë Taulant Balla dhe Edi Rama. I pari që ka konsumuar veprën penale të kallëzimit të rremë dhe i dyti shpërdorim detyre siç është provuar me vednim gjykate që ka përcaktuar gjithashtu edhe dëmin financiar që i kanë ardhur financave publike si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të Edi Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori i vitit të shkuar pasi akuzohet për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Klan News