Sulmuesi kuqezi mjeshtër në goditjet e dënimit, shënoi në humbjen ndaj Alanyaspor

Rei Manaj vazhdon formën e jashtëzakonshme në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi shënoi një tjetër gol mjeshtëror për skuadrën e tij Sivaspor, por nuk shmangu dot humbjen në sfidën në shtëpi ndaj Alaniasporit, që përfundoi 2-1.

Lojtari 26-vjeçar realizoi në minutën e 64 me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, të pakapshme për portierin mik Tashkiran.

Manaj shkon në kuotën e 15 golave të shënuar në Superligën turke në 25 takime të luajtura. Futbollisti kuqezi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për ekipin e drejtuar nga Bulent Ujgun.

Nga 15 gola të realizuar në këtë sezon, 6 prej tyre kanë ardhur nga jashtë zone.

Manaj ka shënuar tri herë nga goditja e dënimit, me gjuajtjet e tij potente të pakapshme nga portierët kundërshtarë.

Një gol të ngjashëm 26-vjeçari shënoi në sfidën në transfertë ndaj Hataispor më 17 Shkurt, që përfundoi 1-1. Edhe më 11 shkurt, Manaj i dha fitoren në shtëpi Sivasporit kundër Rizesporit me një gjuajtje perfekte.

Klan News