Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, Manchester City është duke përgatitur një ofertë marramendëse për Lionel Messin.

Plot 230 milionë euro janë gati britanikët të ofrojnë për argjentinasin. Trasnfertë rekord që pritet të jetë tejet e frytshme edhe për futbollistin që mund të ketë një pagë mujore prej 2 milionë e 400 mijë eurosh.

Plani është që t’i paguhet Barcelonës shifra rekord prej afro 116 milionë e 600 mijë paundësh për kartonin e tij, ndërsa pjesa tjetër për klauzolën që e mban argjentinasin të lidhur me klubin katalan.

Janë 250 milionë euro që duhen paguar për të prishur para kohe kontratën e sulmuesit 29-vjeçar me Barcelonën.

Gjithsesi kjo klauzolë përfundon në 2018 dhe Barca e di mirë se nëse kontrata nuk rinovohet do të jetë e detyruar ose ta shesë Messin në verën që vjen, ose ta humbas atë me kosto zero./ TV KLAN