Marcus Rashford i dha Manchester United një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Celta Vigo. Në pjesën e dytë të takimit Rashford shënoi me goditje dënimi duke e çuar topin në pjesën e portës që duhet të ishte ruajtur nga portieri por gardiani Celta nuk mbërriti ta devijojë topin. Mourinho për 20 minutat e mbetura të ndeshjes mblodhi skuadrën duke bërë një lojë cinike për të ruajtur rezultatin.

Anglezët kishin një tjetër mundësi në fund me Lingard por pa sukses. Gjithësesi goli i shënuar në fushën kundërshtare do ti japë mundësi Manchester United të organizojë më mirë ndeshjen e kthimit që do të luhet më 11 maj në ‘Old Trafford’. Manchester United do të kërkojë të sigurojë finalen ku do të përballet me Ajaxin e Amsterdamit që fitoi ndeshjen e parë me Olympique Lyon 4-1./TvKlan