Anëtarët e Partisë Rilindja Demokratike Kombëtare  po mbledhin firmat për thirrjen e një mbledhjeve në të cilën do kërkohet shkarkimi i kreut të kësaj partie, Vesel Memedi.

Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, mbledhja pritet të zhvillohet ditën e dielë dhe deri tani janë grumbulluar disa nënshkrime, prej të cilave një pjesë nga emra të rëndësishëm të kësaj partie.

Ndërkaq një emër i përfolur për të zënë vendin e Memedit si kreu i RDK-së është Fadil Zendeli.

Ndyshimi i kreut të partisë vjen në një kohë që priten zgjedjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni./tvklan.al