Zëvendësministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovoski, ka deklaruar se nga Shqipëria janë importuar kastravecë helmues të cilët janë shitur në tregjet e vendit.  Ekipi i Nikollovoskit ka dorëzuar mostra të kastravecëve të importuar që janë prodhuar në zonën e Lushnjës në Shqipëri.

“Analizat që janë marrë nga laboratori shtetëror fitosanitar tregojnë se kastravecët e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më shumë pesticide se sa normat e lejuara me ligj, gjegjësisht koncentrik të substancës aktive Metalaxyl, e cila është helmuese”,

deklaroi Lupço Nikollovski.

Nikollovski bëri të ditur se mbetet e hapur çështja pse ka dështuar kontrolli gjatë importit dhe kush ka lejuar që këto perime helmuese të përfundojnë në tregun vendor. Nga Agjencia për ushqim deri tani janë të pa kapshëm për të komentuar rastin, ndërsa ditëve të fundit problematizohet importi nga Shqipëria. Një pjesë e importuesve ankohen se me ditë të tëra presin për hyrje në vend, raportojnë mediat maqedonase. Për zhvillimet e fundit përgjigje nuk dha përgjigje as ministri i ekonomisë, Driton Kuçi.

Nga Agjencia për ushqim dje u arsyetua se tani kur është intensifikuar importi i pemëve dhe perimeve, janë intensifikuar edhe kontrollet. Megjithatë, para disa muajve Nikollovski akuzoi se vitin e kaluar agjencia për ushqim pesë muaj nuk e ka zbatuar monitorimin ligjor për siguri të ushqimit meqë nuk ka lidhur marrëveshje për shërbime laboratorike. Drejtori i Agjencisë Zoran Popovski arsyetohej se problemi ka qenë në sistemin e ri për furnizime publike, por pohonte se kontrolli i ushqimit është në nivelin më të lartë. /tvklan.al