Kjo shprehje i shkon për shtat Lilian dhe Marcus Thuram, të dy kampionë Italie, por me ekipe të ndryshëm, njëri me Juventus e tjetri me Inter. Të dy kanë dhënë kontributin për këto suksese, por duke iu gëzuar në mënyrë të ndryshme.

Në festën e zikaltërve pas dorëzimit të trofeut, Marcus nuk ngurroi të kthehej në tifoz dhe të kërcente me korin e mbështetësve zikaltër: Kush nuk kërcen është bardhezi. Një shfaqe kjo që nuk i pëlqeu një ish-juventini si Lilian Thuram, që shkoi t’i tërhiqte vëmendjen të birit, sikur të ishte një fëmijë.

Një situatë që solli edhe të qeshura, por jo për Lilan 2 herë kampion me Juventus në kohën kur Marcus ishte një vogëlush. Kjo video bëri xhiron e rrjetit, duke mos munguar komentet me nota humori.

Tv Klan