Familjes së madhe të Tv Klan i shtohet një tjetër emër i mirënjohur.

Ajo është prezantuesja simpatike Marina Vjollca, e cila do të jetë pjesë e televizionit më të madh kombëtar në Shqipëri sezonin e ardhshëm, që nis në Shtator.

Vjollca vjen në ekranin e Tv Klan me një program të sajin, detajet rreth të cilit pritet që të zbulohen nga drejtuesit e televizionit.

Marina Vjollca u bashkohet kështu emrave më të njohur të Tv Klan, si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Rudina Magjistari, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, Alketa Vejsiu e Aldon Lipe.

Sezonin e kaluar, Tv Klan arriti të bënte pjesë të tijin aktorin e humorit dhe prezantuesin e mirënjohur Ermal Mamaqi, duke sjellë për publikun një prej emisioneve më të suksesshëm në vend, “Xing me Ermalin”./tvklan.al