Disa muaj më parë marrëdhënia mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie dukej se ishte rregulluar dhe Krishtlindjet mund t’i kalonin të gjithë së bashku. Por mesa duket ka nisur sërish lufta mes tyre. Brad është përpjekur të ndryshojë kushtet e kujdestarisë së fëmijëve.

Sipas një burimi për Us Weekly, “Shiloh, Knox dhe Vivienne (që janë dhe fëmijët biologjik të çiftit) do të kalojnë Krishtlindjet me Brad, ndërsa Maddox, Zahara dhe Pax me aktoren duke shkaktuar një dramë që dëmton fëmijët e tyre.

“Jolie dëshiron të lërë SHBA-në për angazhimet e saj në projekte humanitare, por ka nevojë për lejen e Brad për t’i çuar djemtë në shkollë jashtë vendit “, ka zbuluar burimi. /tvklan.al