Gjatë fundjavës temperaturat do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius

Muaji Mars do të mbyllet i ngrohtë dhe me diell.

Fundjava do të sjellë një mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat malore, pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime të lehta të vranësirave.”

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë fundjavës duke arritur në 27 gradë Celsius. Vlera të cilat janë disa gradë mbi vlerat mesatare mujore.

Ditën e shtunë pritet të kemi një rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale të jenë në zonat malore në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të jenë rreth vlerës 26 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore. Edhe ditën e dielë do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme në orët e mesditës pasi pritet që të kemi maksimume edhe në vlerën 28 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit rreth vlerës 27 gradë Celsius.”.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve problematikë në zonat bregdetare do të jetë era.

“Duke filluar nga pjesa e dytë e ditës edhe pak deri nga orët e pasdites së ditës së dielë do t jetë një erë jugore me shpejtësi e cila do të shkojë edhe mbi 65 apo 70 km/orë duke bërë që të jetë problematike herë pas here sa i përket trafikut detar.”

Edhe fillimi i muajit Prill pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta të cilat do na shoqërojnë gjatë javës së parë.

Klan News