Shpërthimi i trazirave në burgun Roraima në Brazil ka qenë një masakër e vërtetë. 

Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vdekur si pasojë e përleshjeve në një tjetër burg në Brazil, ku anëtarët e dy bandave janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Sipas mediave britanike vrasjet kanë qenë “zbavitje barbarë” nga bandat famëkeqe të drogës, të cilat masakruan të burgosurit, duke iu nxjerrë zorrët dhe zemrat nga trupi apo dhe prerë kokat.

Imazhet e tmerrshme janë fotografuar brenda ambienteve të burgut, ku duken të burgosurit e therur grumbull njëri mbi tjetrin.

Në burgun Roraima në Brazil kapaciteti ishte për 750 të burgosur, por në të qëndrojnë aktualisht 1.475 të burgosur.

nintchdbpict000292793257

Autoritetet e burgut kanë dënuar dhunën e shkaktuar në burg dhe kanë marrë masat, për të mos lejuar më ngjarje të tilla të përsëriten.

Vetëm pak ditë më parë, në burgun e Manausit, rreth 60 persona mbetën të vrarë. Mes viktimave ishin edhe 6 të burgosur të cilëve iu pre koka e u hodhën nga dritaret./tvklan.al

nintchdbpict000292793274