Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar në lidhje me shoqatat e mikrokredive, duke sqaruar arsyet pse nuk kanë revokuar licencat pas shkeljeve të konstatuara, por vetëm i kanë pezulluar. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut hetimin e mashtrimit financiar.

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga prokuroria ose nga SPAK-u. Momenti i parë është që ju po thoni ose nga mediat duke lexuar, ajo që kemi bërë është që kemi mbikëqyrur brenda kërkesave ligjore dhe rregullative që ka Banka Qëndrore, këto kompani dhe këto kompani specifikisht me disa ekgazminime të plota dhe të pjesshme gjatë periudhës. Ne nuk kemi atribut si Bankë Qëndrore të hetojmë mashtrimin financiar. Mashtrimi financiat hetohet nga prokuroria dhe gjykatat me vendime. Banka Qëndrore ka setin e saj rregullativ dhe ligjor dhe i atribuohet atij seti, bazuar në gjetjet dhe shkeljet që ka parë Banka Qëndrore brenda kontekstit rregullativ ka marrë edhe masat që ka qenë pezullimi i licencës.

Sejko nënvizoi se ka patur rreth 85 ankesa për këtë problematikë që lidhen me kreditë me probleme.

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: Praktikisht ankesat që kanë ardhur tek ne lidhen me proceduar përmbarimore. Në harkun e 2016-2024 ne kemi marrë rreth 85 kërkesa në total për këtë kompani, vetëm dy vitet e fundit kemi marrë 35 kërkesa të cilat lidhen me procedurat përmbarimore të cilat juanë jashtë tragetit ligjor të Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë nënvizon se aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet, ndërsa inflacioni parashikohet të luhatet e të kthehet në objektiv brenda një viti. Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit në 3.25%.

Klan News