Real Madrid ka filluar tashmë të bëj llogaritë për festën e titullit kampion në La Liga. Me 11 pikë më shumë kur kanë mbetur në lojë edhe 6 ndeshje, epërsia duket praktikisht e pakapërcyeshme për Barcelonën, që është rivali i tyre më i afërt.

‘Los Blancos’ duhet të marrin të paktën 7 pikë nga 18 të mundshme për të fituar për herë të 36 titullin kampion në Spanjë. Nën drejtimin e Carlo Ancelotti skuadra ka ndeshje deri diku të kalueshme, si ato ndaj Real Sociedad, Kadiz, Granada, Alaves, Villareal dhe Real Betis.

Por llogaritë mund të prishen në rast se Barcelona shpërdoron në ndeshjet e saj, për të bërë më të thjeshtë rrugën e Realit drejt trofeut. Sprinti drejt titullit nuk është i vetmi në shtëpinë e Real Madrid.

Jude Bellingham shpreson të fitojë çmimin individual të golashënuesit më të mirë të kampionatit. Deri më tani anglezi ka shënuar në të tre “El Clasico” për tu bërë lojtari më efikas dhe qenë në garë për Këpucën e Artë.

Me 17 gola ai gjendet i dyti, por me shpresën që në sezonin e tij të parë të jetë edhe ai që ka shënuar më shumë në kampionat. Objektiv që do të arrihej nëse Dovbyk nuk ruan ritmin e duhur, kjo falë edhe Gironës që për herë të parë ka garantuar një biletë në kompeticionet e UEFA-s.

Klan News