Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit rreth orës 17.30 minuta, Kombëtarja italiane e Futbollit e shoqëruar nga forcat efektive RENEA i është drejtuar qytetit të Shkodrës.

Për pak minuta lojtarët prekën fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithëse skuadra e drejtuar prej tij është kualifikuar për në fazën e Play-off, Gianpiero Ventura tha në konferencën për shtyp se kjo ndeshje mbart jo vetëm vlera sportive por edhe historike.

Kjo është hera e parë që Italia luan në Shqipëria tha tekniku dhe më vjen mirë që jam pjesë e këtij momenti. Trajneri shprehu dëshirën që kjo ndeshje të kthehet në një festë të madhe për të dy skuadrat. Ventura pranoi se rezultati i shërben më shumë Italisë së Shqipërisë po gjithsesi dëshiron që ndeshja të jetë e një niveli të lartë.

Kapiteni i kombëtares italiane ka surprizuar të gjithë me njohjen ndaj vendit tonë. Bufon ka pranuar se ka studiuar historinë e Shqipërisë.

Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, ishin fjalët e Bufon në konferencë për shtyp.

Më herët mediat italiane raportuan për një klimë jo të mirë në kombëtaren mike. Senatorët e skuadrës nuk janë dakord me rreshtimin e trajnerit dhe mendohet se tekniku është vënë në qendër të kritikave të forta. Për ndeshjen me Shqipërinë pritet rreshtimi 4-2-4 për të shpresuar në një rezultat që do të shuante edhe kritikat ndaj Venturas./Tv Klan