Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg E.F., një nga katër të arrestuarit e celulës së ISIS, e cila do të kryente një sulm termosit ne stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Togat e zeza kanë lënë fuqi vendimin e Shkallës së Parë marrë në muajin nëntor të vitit të kaluar. E.F. është i vetmi nga katër të arrestuarit i cili ka ankimuar masën e sigurisë.

Së bashku me të përfunduan në pranga B.P., Xh.F. dhe M.H. Sipas prokurorisë këta persona në bashkëpunim me disa shtetas kosovar do të organizonin një sulm ndaj kombëtares izraelite të futbollit dhe tifozëve të saj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri ishin pjesë e celulës e cila kishte bazën në Kosovë. Në këtë vend pati 18 të arrestuar si dhe u sekuestrua armë dhe eksploziv, të cilat dyshoheshin se do përdoreshin gjatë sulmit.

Urdhrat kjo celulë dyshohet se i merrte nga xhihadisti shqiptar, i cili lufton përkrah ISIS, Lavdërim Muhaxheri./ TV KLAN