fertilityNjë grua që zotëron shëndët të plotë në moshën 30 – vjeçare ka vetëm 20 % shanse për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale. Ndërsa një grua e moshës 40 – vjeçare ka vetëm 5 % mundësi. Kjo është bërë e ditur nga mjekët amerikanë. Pothuajse një e treta e grave të moshës 40 – 44 vjeç janë jo pjellore në krahasim me 22 % të grave të moshës 35 – 39 vjeç dhe 9 % e grave të moshës 25 deri në 29 vjeç.

Kur një grua arrin moshën 43 ose 44 ka vetëm 1 % mundësi për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, thotë një ndër studiuesit kryesor të shtatzënisë Richard Paulson. Sipas tij në këtë moshë këshillohet që të përdoren vezë të dhuruara.

Teknologjia e fundit dhe më e përdorshme në ditët e sotshme është fertilizimi in vitro. Fertilizimi “in vitro” (IVF) apo fertilizimi “në epruvetë” ka të bëjë me fertilizimin e qelizave vezë me spermën e partnerit në laborator për krijimin e embrioneve të përbashkëta të tyre. Fertilizimi në fjalë është një tjetër alternativë e cila në ditët e sotme krijon mundësi të reja për t’u bërë prindër, për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundur ta realizojnë në mënyrë natyrale.

V. Kërçiku