Arabia Saudite, i dyshuari kryesor

Një sulm ajror i ndodhur  këtë të premte në një qendër paraburgimi në Jemen ka vrarë mbi 70 persona dhe më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.  

Më herët një tjetër  sulm i ngjashëm ajror në një ndërtesë telekomunikacioni u mori jetën 3 fëmijëve dhe solli shkëputje të internetit në të gjithë vendin.

Sulmi dyshohet se është kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, por këto akuza u hodhën poshtë prej tyre.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke e dënuar sulmin dhe duke kërkuar që konflikti të ndalet.

Tv Klan