totozaniAnkesat e qytetarëve për mbifaturimin e energjisë dhe në lidhje me mos furnizimin e plotë të disa zonave, kanë mbërritur në zyrën e avokatit të popullit. Në një takim me përfaqësues të CEZ dhe Entit Rregullator të Energjisë, avokati i popullit u kërkoi atyre zgjidhjen e këtyre problematikave.

Për përfaqësuesin e Entit Rregullator  të Energjisë, që këto problem të zgjidhen, gjasat duken të pakta.

Ndërsa Drejtori i Kompanisë Cez shpërndarje e lidh problematikën e krijuar me keqmenaxhimin e situatës nga paraardhësit e tij.

Në institucionin e avokatit të popullit janë referuar mbi 133 ankesa nga qytetarët kundrejt kompanisë CEZ shpërndarje. 60 prej tyre i përkasin katër muajve të parë të këtij viti dhe 73 vitit 2013. Ndërkohë pranë zyrave të kompanisë CEZ, që prej fillimit të vitit janë depozituar rreth 40 mijë ankesa të reja.