569e6270c46188bc128b45db

Të paktën 9 shkolla në New Jersey  u evakuuan apo u mbyllën të martën, për shkak të kërcënimeve. Një person i paidentifikuar pretendonte se kishte vendosur disa bomba në mjediset shkollore të këtyre shkollave dhe kërcënonte se do të hapte zjarr mbi turmat.

Autoritetet vendase nuk dhanë shumë hollësi rreth ngjarjes. Ndërsa zyrtarët e policisë thanë se ka nisur menjëherë hetimi dhe kontrollet në mjediset shkollore.

Universitetet dhe Shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje alarmi që prej masakrës së 2 dhjetorit në San Bernandino, ku një çift terroristësh, pjesë e ISIS, vranë 14 persona dhe plagosën 22 të tjerë.

Tv Klan