Votimi për zgjedhjet presidenciale në Rusi është mbyllur. Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novostni” raportoi se sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deri në orën 20:24 sipas orës së Moskës, kishin votuar mbi 73 përqind e rusëve me të drejtë vote.

Sipas mediave ruse, kjo është pjesëmarrje më e lartë se ajo e zgjedhjev presidenciale të vitit 2018 kur në votime morën pjesë rreth 67 përqind e zgjedhësve.

Procesi i zgjedhjeve presidenciale u shoqërua me një sërë incidentesh dhe protestash nga qytetarë të ndryshëm të cilët kundërshtojnë rizgjedhjen Putin si president.

Policia ruse u përpoq të vendoste rregull, ndërsa mësohet se ka arrestuar në gjithë vendin mbi 74 protestues.

Protesta pati dhe jashtë Rusisë, teksa në shumë qytete anemban botës rusët iu përgjigjën thirrjes së bërë nga e veja e ish-liderit të opozitës, Aleksei Navalit, për t’i kthyer votimeve në ditë të protestave.

Me qindra persona të tjerë u mblodhën pranë ambasadave në Londër, Berlin, Jerevan, Podgoricë dhe mbajtën radhë për të votuar kundër Putinit.

Në Moldavi policia arrestoi një 54-vjeçar, pasi hodhi në ambasadën ruse dy bomba molotov.

Pavarësisht kundërshtimit nga jashtë, rezultatet që pritet të dalin në orët në vijim nuk pritet të sjellin surprizë, pasi rizgjedhja e Putin konsiderohet e sigurt.

Tv Klan