Milan v InternazionaleDerbi i Madoninës ka përfunduar në barazim 1 – 1. Një ndeshje e luftuar deri në fund.

Goli i Jeremy Menez në mesin e pjesës së parë ka kaluar në avantazh ekipin e Pippo Inzaghi.

Ky është edhe derbi i parë për Superpippo në rolin e trajnerit. Por rikthimi i Roberto Mancini te zikaltërit pas 6 vjetësh nuk ka qenë një dështim.

Joel Obi ka barazuar rezultatin në minutën e 61’ duke realizuar edhe golin e parë në Serie A. Megjithatë ky rezultat nuk ndihmon asnjë nga ekipet në përpjekjet për të qenë në zonën Champions.

Në takimet e tjera të ditës së dielë bie në sy barazimi 3 – 3 i Napoli me Cagliari. Renditja pas javës së 12 udhëhiqet përsëri nga Juventus, që të shtunën ka mundur Lazio me rezultatin 3 – 0 në takimin e luajtur në stadiumin “Olimpico”.

Tv Klan