Një tjetër rast i dhimbshëm në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë vetëm 1 muaj nga mbytja e 3 të rinjve. Një 10 -vjeçarje humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Portonovës. E mitura është futur në det për tu larë bashkë me të motrën dhe të ëmën, por rryma e forte i ka tërhequr më tej nga bregu. 

Një çift shqiptarësh nga Maqedonia dhe policia ishin ata që ndihmuan për ti nxjerrë nga uji, por 10-vjeçarja me iniciale A.H nuk mundi të mbijetonte pasi kishte pirë shumë ujë. E ëma dhe motra e të miturës janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët tregojnë se dallgët e forta vështirësuan më shumë shpëtimin e dy personave të tjera.

Para një muaji dy vajza dhe  një djalë nga Tetova e Maqedonisë humbën jetën në këtë plazh ku mungojnë rojet bregdetare,ndërsa ekziston vetëm një tabele e vogël qw tregon pwr rrezikun qe paraqet plazhi i Portonovës.

Tv Klan